Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj takim me një grup të moshuarish në Librazhd: Meritoni në këmbim mirënjohjen

schedule11:22 - 1 Tetor, 2023

schedule 11:22 - 1 Tetor, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me një grup të moshuarish në fshatin Togëz, në Librazhd.

Në këtë takim, Presidenti Begaj u shpreh se:

“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten.”

Sakaq, kreu i shtetit apeloi për më shumë dashuri e vëmendje ndaj tyre: “Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!