New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve

schedule08:24 - 30 Shtator, 2023

schedule 08:24 - 30 Shtator, 2023

Nju Jork ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve që prekën vendin. Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën,” tha guvernatori Kathy Hochul.

“Unë po shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin,” tha Gov Hochul në X.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Kryebashkiaku Eric Adams, paralajmëroi njerëzit se ishte koha për “vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

/abcnewa.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!