Pavarësisht se u rikthen te fitorja, pas humbjes 3 me 1, nga Atletico Madrid në derbin e së dielës mbrëma, jo gjithçka ka shkuar mirë për “galaktikët” e Real Madrid, të cilët pas një sërë mungesash, tashmë duhet të vuajnë edhe një tjetër.
Bëhet fjalë për “yllin” austriak të mbrojtjes, David Alaba, i cili gjatë sfidës të së mërkurës, ndaj Las Palmas u zëvendësua në minutën e 40’, për shkak të një shqetësimi muskulor, mirëpo ekzaminimet mjekësore nuk kanë përfunduar ende.
Alaba pritet të humbasë edhe ndeshjen e rëndësishme në Champions League përballë Real Madrid dhe dy sfidat e kampionatit ndaj Gironës dhe Osasunës. Kështu, trajneri Carlo Ancelotti duket se do të jetë i detyruar t’i besojë qendrën e mbrojtjes dyshes, Rudiger-Nacho. /i.m /abcnews.al