Basha shkresë në Kuvend, për përjashtimin e 11 deputetëve të PD/ Reagon Bardhi: Nuk ka legjitimitet

schedule14:30 - 28 Shtator, 2023

schedule 14:30 - 28 Shtator, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me shkresën e Lulzim Bashës për përjashtimin e 11 deputetëve nga grupi parlamentar i PD.

Përmes një përgjigje për të gjitha mediat, ai ka deklaruar se si njëri nga deputetët e PD, Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd.

Sakaq, Bardhi ka theksuar se ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përvecse humorit tek çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks si pohimi “falë mundit tuaj nga sot Edi Rama nuk është më Kryeministër”, që demokratët e dëgjonin pas çdo proteste në 10 vjet opozitë!

Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë VETËM me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë.

Ftoj secilin koleg të përqëndrohet tek skandali i Edi Ramën me korruptimin e një zyrtari të FBI, që pranoi fajësinë dhe marrëdhënien e biznesit me Kryeministrin, si dhe tek sjellja skandaloze e Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë.

Aktet qesharake që bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga këto dy çështje nuk mund të marrin asnjë sekond nga veprimtaria e Grupi Parlamentar të PD. Zhvendosja e vëmendjes është interes i Edi Ramës, por jo i demokratëve dhe opozitarëve.

Një ftesë të sinqertë kam edhe për kolegun Lulzim Basha. Në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën dhe mbajtjen ndezur të konfliktit mes vetes, të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë forcimit të pushtetit të Edi Ramës, por dobësimit të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!