Real Madrid ka mundur të lejë pas krahëve humbjen e derbit të Madridit, duke fituar kështu pastër me rezultatin 2-0 kundër Las Palmas mbrëmjen e djeshme.
Autorët e golave ishin Brahim Diaz dhe Joselu dhe kështu falë tre pikëve të marra, “Los Blancos” renditen në vendin e dytë me një pikë më pak se Girona kryesuese.
Edhe pse morën tre pikë, Ancelotti nuk ka qenë shumë i kënaqur me performancën e skuadrës në fushën e lojës.
“Jam i shqetësuar për fundin e pjesës së dytë. Ulëm ritmin dhe na iku nga duart kontrolli i ndeshjes. Ne u përpoqëm të niseshim fuqishëm për të shmangur problemet.
Në pjesën e parë na mungoi pak saktësia përpara, teksa në të dytën intensiteti. Është një periudhë e sezonit në të cilën shumë skuadra luftojnë për të gjetur intensitetin e duhur, sepse lodhja ka filluar të ndihet.
Topat e gjatë? Një opsion për të thyer dhe për t’u afruar portës kundërshtare. Është një opsion që duhet ta kemi. Nuk jam një adhurues i madh i posedimit të topit, më interesojnë golat”, është shprehur Ancelotti./h.ll/abcnews.al