“Shqiponjat” e Lazio janë rikthyer pas 3 përballjesh te fitorja, teksa në “Stadio Olimpico” mudnën “demat” e Torino, me rezultatin e pastër 2 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Dy gola në pjesën e dytë i mjaftuan skuadrës së Maurizio Sarri për të siguruar 3 pikët, teksa fillimisht ishte Matias Vecino, i cili gjeti rrugën e rrjetës, në minutën e 56’ të sfidës dhe në minutën e 75’ anësori i sulmit, Mattia Zaccagni tundi rrjetën e torinezëve për të “hipotekuar” fitoren, 2 me 0.
Falë këtij rezultati, “shqiponjat” romake ngjiten në vendin e 11 të renditjes, me 7 pikë pas 6 javëve të para të kampionatit, ndërsa skuadra e Torino vijon të mbetet në vendin e 10, me 8 pikë, 1 më shumë se Lazio. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Matias Vecino, 1-0:
Goli i Mattia Zaccagni, 2-0: