Pas plot 90 minutash “luftë” në “Niko Dovana” të Durrësit është mbyllur dhe përballja e 3-të dhe e fundit e kësaj të mërkure e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore, mes Teutës dhe Kukësit.
Si skuadra e teknikut, Edi Martini dhe ajo e Stavri Nicës ishin gjatë gjithë kohës në portën e njëra-tjetrës, por pa arritur dot të gjenin golin e fitores, që do të përkthehej në 3 pikë “të arta”, që mund të jenë shumë të vlefshme në javët në vijim të kampionatit, sidomos në “luftën për mbijetesë” në elitën e futbollit shqiptar.
Me këtë barazim, pozitat e këtyre dy skuadra mbeten të pandryshuara në tabelën e Kategorisë Superiore, me “durrsakët” e Teutës, që mbeten në vendin e 8 me 5 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 9 të renditjes me 4 pikë. /i.m /abcnews.al