Nuk është sekret që Princi William dhe vëllai i tij më i vogël, Princi Harry, ndryshojnë në aspekte të ndryshme të jetës mbretërore. Nga grindjet personale e deri te daljet publike, është folur shumë për përçarjen mbretërore mes dy vëllezërve.
Në episodin e kësaj jave të A Right Royal Podcast, truproja i Princeshës Diana, Ken Wharfe, flet më shumë për lidhjen vëllazërore mes të dyve. Duke i kthyer dëgjuesit në fëmijërinë e dy princërve, Ken spekuloi se William mund të ketë qenë “xheloz” për karakterin e Harrit.
“William ishte ndoshta pak xheloz për Harry-n për shkak të popullaritetit të tij“, tha ai duke shtuar: “Harry ishte një djalë shumë i njohur. Ai kishte karakter. Ai ishte shakaxhi dhe njerëzve u pëlqenin shakaxhinjtë. Mendoj se William ishte pak më i rezervuar si fëmijë”.
Megjithatë, pavarësisht dallimeve të tyre, një gjë në të cilën as Harry dhe William nuk mund të ndryshonin ishte një tipar që është universal për të gjithë djemtë: ngathtësia./abcnews.al