LSI dhe PR bashkojnë votat me PS për buxhetin në Durrës

schedule14:00 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 14:00 - 23 Dhjetor, 2017

Këshilli bashkiak në Durrës ka miratuar me 26 vota pro buxhetin e vitit 2018, ndërkohë që për këtë numër votash është dashur edhe vota e 4 këshilltarëve të LSI-së dhe një e PR-së. Mbledhja që kishte në rendin e ditës projektbuxhetin si dhe pakëtën fiskale është bojkotuar nga këshilltarët e partisë demokratike si dhe shumica e këshilltarëve të LSI-së. Për votën pro të 4 këshilltarëve të LSI-së në këtë mbledhje ka reaguar Jeton Rexhmati, këshilltar i LSI-së dhe anëtar i komisionit të medias. Rexhamti tha se ne kemi pasur një vendim grupi për të mos marrë pjesë në mbledhje dhe nuk e kuptojmë se përse 4 këshilltarët në fjalë kanë marrë pjesë, duke paralajmëruar masë ndaj tyre. Vlera totale e buxhetit të vitit 2018 është parashikuar në rreth 4.8 miliard lekë të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!