Lidhur me ministerialin euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajonit, ka folur për “Sheshin e Dollarit” dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali. Ai e ka konsideruar si një proces që hap rrugën për projekte të rëndësishme ekonomike për vendin.
Sipas Gjipalit, aspekti ekonomik, aspekti tregtar i BE ka qene gjithmonë shumë i rëndësishëm sa i takon procesit të zgjerimit.
Ai ka theksuar po të shohim vendet europiane, sidomos vendet anëtare, të cilat kanë dhe pjesën më të madhe të përcaktimit në BE, janë pro biznesit dhe pro tregtisë së lirë.
“Aspekti ekonomik, aspekti tregtar i BE është shumë i rëndësishëm dhe ka qene gjithmonë sa i takon procesit të zgjerimit. Nëse nuk ka një interes ekonomik dhe tregtar, pjesa më pro BE në vendet e BE nuk do të jetë më e interesuara. Ne e dimë shumë mirë që në pjesë më të madhe të valëve të zgjerimit, biznesi ka qene pjesa kryesore dhe zgjeruese. Po të shohim vendet europiane, sidomos vendet anëtare, të cilat kanë dhe pjesën më të madhe të përcaktimit në BE, janë ato parti që janë pro biznesit, pro tregtisë së lirë. Këto vazhdimisht e shtyjnë procesin e BE, që është në dy nivele, ai që na prek dhe ne, por dhe në integrimin e brendshëm, pra që thotë gjithnjë e më shumë çështje, fusha, trajtohen në nivel europian dhe jo në nivel kombëtar. Pra, në një farë mënyre, i merren kompetencat vendet europiane dhe i kalojnë Komisionit Europian. Këto forca janë që të binden se i gjithë Ballkani se Shqipëria është shumë e vogël, ka një vlerë në ekonominë e BE”, u shpreh Gjipali./abcnews.al