Parlamenti turk do të mbajë premtimin dhe do të ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO-n nëse administrata e presidentit amerikan Joe Biden mundëson shitjen e avionëve amerikanë F-16 në Ankara, njoftoi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga enklava e Azerbajxhanit të Nakhçivanit, Erdogan tha se Ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken diskutuan ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO javën e kaluar në Nju Jork.
Erdogan deklaroi se administrata amerikane e lidh shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi me ratifikimin nga Ankaraja për ratifikimin e kandidaturës së Suedisë për anëtarësimin në NATO.
/abcnews.al