Javier Tebas, Presidenti i La Liga, ka dhënë një intervistë për “Deporte Plus”, ku ka folur për çështjet aktuale që e shqetësojnë fubollin spanjoll në përgjithësi. Ndër të tjera, ai është ndalur edhe tek emri i sulmuesit francez, Kylian Mbappe, ku gjasat janë ende që ai të firmosë për Real Madrid sezonin e ardhshëm.
Edhe pse Tebas nuk ka përmendur ndonjë emër skuadrë spanjolle, ai nënvizoi se shanset që Mbappe të jetë në Spanjë sezonin e ardhshëm janë të larta.
“I bindur 100% jo, asnjëherë nuk mund të flasësh me siguri të plotë. Por unë mendoj se vitin e ardhshëm Mbappe do të jetë në La Liga me 70-80% të shanseve”, është shprehur presidenti i LA Liga, Tebas./h.ll/abcnews.al