Gjatë rikuperimit të tij nga një dëmtim në gju, Arturo Vidal kalon kohën e lirë duke komentuar situate të ndryshme në futboll. Pas deklaratave të bujshme në Champions League për Milanin, tani ish-lojtari i Interit, Juventusit, Bayern Munich dhe Barcelonës ka folur për trajnerin actual të Manchester United, Ten Hag.
“Ai trajner e nisi shumë keq. Si mund ta largosh Cristiano Ronaldon? Kështu janë këta gjasme trajnerë autoritarë. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë trajnerët lënë pas rrëmuja të jashtëzakonshme. E tmerrshme sjellja e që pati ndaj CR7. Ai ishte shënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ai e la në stol, apo edhe më keq, e përzuri fare.”
Kiliani përfitoi gjithashtu për të kujtuar e sulmuar trajnerin Sampaloli me të cilin pati përplasje në kohën që lunate për Flamengo. Kjo për shkak të ngjashmërisë fizike që Ten Hag dhe Sampaoli kanë.
“Trajnerët tullacë janë shumë të komplikuar”, tha me ironi Vidal./h.ll/abcnews.al