Ibsen Elezi: Për humbjen e Bashkisë Kukës janë fajtorë Berisha dhe Meta

schedule19:26 - 25 Shtator, 2023

schedule 19:26 - 25 Shtator, 2023

KUKËS- Partia Socialiste arriti të fitojë sërish zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit me një rezultat të thellë përkundrejt rivalëve.

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi tha se veprimtaria e dy grupimeve në PD është turpëruese. Ai tha se bërja e një politike dhe pa rregulla dhe pa principe, ka tendencën të shkojë drejt dështimit të paralajmëruar.

“Gjithë veprimtaria e opozitës, gjatë gjithë kësaj veprimtaria, është turpëruese. Kjo mënyrë e të bërit politikë pa principe dhe pa rregulla do të arrinte një ditë se në dy përballje elektorale do kishte një dështim të tillë, gjë të cilën e kemi paralajmëruar me kohë”, tha ai.

Ai u shpreh se në PD nuk ka emrat dhe figura, të cilat dinë të ndërtojnë një model serioz të politikë-bërjes. Sipas Elezit, modeli politik i Bashës dhe Berishës janë të dështuar.

“Në PD, duke pasur parasysh në nuk ka njerëz për të ndërtuar alternativë serioze, qoftë modeli i Bashës, qoftë modeli Berishës, që në thelbin e tyre janë modele të dështuara, kam thënë që Berisha do të vrasë politikisht veten në zgjedhjet e ardhshme. PD e kanë shkatërruar bashkë nga ana institucionale dhe nga vendimet që kanë marrë”, tha Eelzi.

Ai shtoi se humbja e Bashkisë së Kukësit është e ndikuar nga shumë faktorë, ndërsa përgjegjësia kyçe i takon dyshes politike Berisha-Meta.

“Është vrarë vullneti, kurajoja e personave që duan të marrin përgjegjësi ndryshimi. Ato që janë në drejtim të koalicionit janë në përgjegjësi. Fakti qendror janë Berisha dhe Meta.”, shtoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!