Armë, hartë dhe dokumenta, Rusta: Ngjarje e orkestruar nga Serbia, duhet proces i ri i dialogut, ku gabuan ndërkombëtarët

schedule18:57 - 25 Shtator, 2023

schedule 18:57 - 25 Shtator, 2023

 

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Teuta Rusta në një lidhje skype me edicionin “Special Report”, foli për ngjarjen e ditës së djeshme në Zveçan.

Ajo se procesi është futur në disa korniza që garantojnë konflikt të përsëritur.

Rusta se ajo ç’ka mund të ndryshojë situatën është një procesi ri i dialogut që në këtë moment duket i largët, por është i mundshëm, me ripërcaktimin e kufijve.

Më tutje, Rusta kishte edhe një kritikë për ndërkombëtarët që sipas saj për një kohë të gjatë investuan në një proces të dialogut që e ka në thelb Asociacionin.

I tëri ky sulm, e ka një kontekts politik në Kosovë, që daton prej moti. Kemi parë edhe sulme të tjera, kemi qenë pjesë edhe e sulmeve të tjera. Sa i përket stabilitetit, përveç organeve  kompetente në si qytetarë apo politikë është e vështirë me e kuptu. Ajo që ne mundet me ofru në këtë situata është konteksti politik.

Sulmi i orkestruar nga Serbia, duhet të jetë një reflektim mbi procesin e dialogut. Duhet me e kuptu që kjo ngjarje nuk është e izoluar.  Mund të jetë ky sulm, i izoluar mirëpo asesi pa ngjyrime politike, pasi ne konsiderojmë që procesi është i futur në disa korniza që garantojnë konfliktin e përsëritur.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, thuhej se kjo priste që do të ndodhte. Mirëpo duhet parë sfondi politik ku po ndodh ky politik. Suksesi i kësaj ngjarjeje, duhet me u marr, sepse ne kemi një polic të vrarë, mirëpo duhet me e parë tërë kjo ngjarje çfarë ka prodhuar në aspektin politik. A ka bërë një zhvendosje të narracionit sa i përket dialogut?  A ka ndryshuar diskutimet sa i përket marrëveshjes së Ohrit ? A do të ketë sanksione për Serbinë? Nëse vazhdojmë me procesin e dialogut me në thelb Asociacionin, nëse nuk do të ketë sanksione për Serbinë, nëse nuk do të ketë qortime më pasoje politike për Serbinë, atëherë kjo ngjarje përsëri do t’i shërbejë këtij procesi që e ka përmbrendsuar konfliktin, e ne si PSD e jemi duke e thënë prej kohësh që kjo e ngrin konfliktin brenda Kosovës.

Në anën tjetër, ne e përsërisim dhe e besojmë që një proces i ri i dialogut që në këtë moment duket i largët, por është i mundshëm është ripërcaktimi i kufijve, e vetmja mënyrë që ridizajnon krejt këtë arkitekturë e cila po prodhon ngjarje tragjike.

Po ashtu duhet një kritikë për bashkinë ndërkombëtare, që prej disa kohësh është duke investuar në një proces të dialogut që e ka në thelb Asociacionin,” tha ndër të tjera Rusta.r.t/abcnews.al