PËRMET- Policia iu vjen në ndihmë 23 turistëve të huaj, të cilët për shkak të reshjeve të shiut u bllokuan duke eksploruar natyrën në “Kanionin e Langaricës”, në Përmet.
Pavarësisht reshjeve, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Aktualisht ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.