“Gjigandët” e Eredivisie nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë, teksa pas 4 javëve kampionat kanë arritur të grumbullojnë, vetëm 5 pikë, duke humbur përballje direkte ndaj rivalëve të Tëente dhe Feyenoord, humbje këto të cilat nuk tolerohen nga bordi drejtues i klubit, me këta të fundit që pas shkarkimit të drejtorit tekniku, Sven Mislintat, tashmë janë gati të shkarkojnë dhe trajnerin Maurice Steijn.
Në mediat holandeze tashmë kanë filluar të aludohet për emrat e parë, që mundë të zëvendësojnë 49-vjeçarin dhe ndër ta është dhe tekniku “veteran”, Louis van Gaal, mirëpo ky i fundit është shprehur se nuk do ta marrë ai drejtimin e Ajaxit pasi për të rëndësi në këtë moment ka vetëm shëndeti.
“Shëndeti im vjen para të gjithave, nuk më pëlqen më të jem trajneri i një klubi. Kombëtare? Nuk e di, varet nga shumë faktorë”, tha Van Gaal. Kujtojmë se Van Gaal është duke u kuruar nga një kancer në prostatë dhe së fundmi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. /i.m /abcnews.al