Përkeqësohet moti/ Stuhi breshëri në Juglindje dhe Elbasan

schedule15:42 - 25 Shtator, 2023

schedule 15:42 - 25 Shtator, 2023

Breshëri zbardhi rrugët e Pogradecit të hënën. Stuhia që nisi orët e para të mëngjesit zgjati për disa orë duke shkaktuar përmbytje të rrugëve kryesore.

Përveç pranisë së ujit në akset e qytetit, rrebeshet nuk shkaktuan probleme.

Me stuhi, breshër e shkarkesa elektrike moti ishte në të gjithë juglindjen.

Disa fshatra në zonat malore të bashkive të Pogradecit, Maliqit, Devollit dhe Kolonjës patën ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Në terren u angazhuan ekipet e OSHEE te cilat riparuan defektet dhe kthyen situatën në normalitet.

Në mesditë moti u përkeqësua edhe në Elbasan.

Për disa minuta qyteti u përfshi nga një stuhi breshëri.

Reshjet e shiut që në disa qarqe si Korçë, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan do të jenë intensive pritet të zgjasin deri të martën. Në mesjavë meteorologët parashikojnë përmirësim të motit dhe ngritje të temperaturave./abcnews.al