Vllaznia është skuadra e vetme që këtë sezon vetëm në një ndeshje ka pësuar gol dhe do tentojë edhe në sfidën me Kukësin sërish ta mbajë portën e paprekur. Shkodranët duan të marrin pikë në Elbasan dhe trajneri Mirsad Jonuz e largon presionin nga skuadra e tij.
“Sfida me Kukësin nuk është aspak e vështirë. Ne nuk kemi se çfarë të humbim, mundemi vetëm të fitojmë. Do ta shohim nesër si do të jetë në fushë ky takim. Kam parë disa video të ndeshjeve të Kukësit brenda dhe jashtë fushe. Kanë sulm të mirë, por edhe ne kemi mbrojtje të mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Jonuz për mediat..
Më tej ai ka vijuar me analizën e tij dhe arsyeton pse Vllaznia do tentojë të marrë pikë ndaj verilindorëve. “Kukësi ka edhe mbrojtje të mirë, por unë u ndala tek sulmi sepse kanë në dispozicion Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca etj. Megjithatë unë besoj se do ia dalim, sepse kemi filluar të funksionojmë ashtu si duhet”.
OPTIMIZMI – “Të gjithë lojtarët do t’i kem të gatshëm. Zhvilluam edhe stërvitjen e fundit dhe gjithçka duket mirë. Sa i takon formacionit, do të ketë lëvizje vetëm taktike. Në ndeshje do të hyjmë me idenë e qartë për të fituar, pastaj çdo rezultat pozitiv është i mirë. Në stërvitjen e fundit me ekipit kam vënë re që edhe te sportistët është një situatë optimale dhe kjo më bën entuziast edhe mua”, përfundoi Jonuz. /abcnews.al

