Di Maria: Gjithmonë i njëjti budallallëk, boll me Icardin!

schedule13:56 - 5 Tetor, 2019

schedule 13:56 - 5 Tetor, 2019

Angel Di Maria është i zemëruar me komentet që thonë se mes tij dhe Mauro Icardit ekziston një marrëdhënie e keqe, “thyerje” që pretendohet të ketë nisur në kombëtaren argjentinase. Anësori ofensiv i PSG provon një ndjenjë mes të qeshurës dhe acarimit.

Ai mohon këtë akuzë dhe tregon se po bën maksimumin që të ndihmojë sulmuesin e ri që të përshtatet me skuadrën dhe kryeqytetin francez.

Gjithmonë e njëjta gjë, gjithmonë i njëjti budallallëk. Këto janë gjëra të pabesueshme, por duhet të përshtatesh. Më vjen të qesh, por ndihem edhe shumë keq, sepse të bëjnë të dukesh si një bir k….

Icardi po përshtatet me ekipin dhe qytetin. Është pak i stresuar për shkak të largësisë me familjen, por po përshtatet mirë. Bisedojmë bashkë dhe përpiqem ta ndihmoj si të mundem. Ai e di mirë që po përpiqemi që ta integrojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Angel Di Maria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!