U largua nga fusha e lojës me dhimbje, Luis Enrique flet për dëmtimin e Mbappe

schedule09:10 - 25 Shtator, 2023

schedule 09:10 - 25 Shtator, 2023

Kylian Mbappe nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz, pasi doli nga fusha duke çaluar pas fitores së PSG-së ndaj Marseille mbrëmjen e së dielës, ka konfirmuar trajneri Luis Enrique.

Sulmuesi francez mori një ndërhyrje të ashpër nga Leonardo Balerdi që e detyroi atë të largohet nga fusha për të marrë trajtim mjekësor.

Pasi mori ndihmën e nevojshme të mjekëve, ai mblodhi forcat dhe u rikthye në fushë për të vazhduar lojën.

Por, qëndrimi i tij ishte i shkurtër, pasi menjëherë në aksionin e radhës largoi topin jashtë vijave dhe u nis drejt në dhomat e zhveshjes.

Tani, Enrique ka konfirmuar se dëmtimi i tij nuk është aq serioz sa dukej në pamje të parë.

“Nuk është diçka serioze, por ndjente dhimbje. Mendoj se ishte më e zgjuar që të largohej. Është një goditje, por ai është mirë”, kishte thënë tekniku spanjoll pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!