Verstappen triumfon dhe në Japoni, holandezi i “dhuron” skuadrës titullin e 6-të kampion

schedule15:39 - 24 Shtator, 2023

schedule 15:39 - 24 Shtator, 2023

Pas një “pushimi” në podiumin e garave të Formula 1, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen është rikthyer te fitorja, teksa këtë të dielë dominoi tërësisht garën, në Çmimin e Madh të Japonisë.

Piloti i Red Bull u rendit i pari e më tej podiumi u kompletua nga dy pilotët e McLaren, Lando Norris e Oscar Piastri, me këtë të fundit që arriti për herë të parë të kapte podiumin e një gare të Formula 1.

Suksesi në Çmimin e Madh të Japonisë ishte i 13-ti për Verstappen, i cili mund të fitojë titullin e tretë botëror në garën e ardhshme: në Katar, ndërsa, skuderia “Red Bull” fitoi titullin për konstruktorë, për herë të gjashtë në histori, teksa më herët e kanë fituar në vitet 2010, 2011, 2012, 2013 e 2022. /i.m /abcnews.al