Pasdites e sotëm, një vatër e zjarri e ndezur nga një i moshuar për të djegur mbeturinat e tij është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe tanimë disa orë më vonë, zjarri jo vetëm që nuk është shuar, por ka marrë përmasa të frikshme.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ministrin i Brendshëm, Taulant Balla i cili shprehet se situata në Bashkinë Patos po ndiqet me kujdes.
Ai shton zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol, janë nisur po ashtu edhe forca nga Lushnja, Vlora dhe Berati.
Balla njofton se edhe Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH. Kujtojmë që autori i moshuar u ndalua pak orë pasi vendosi zjarrin.
Postimi i plotë:
Zjarret në vendPo ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati.
Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie./abcnews.al