Stoli i Mauricio Pochettinos është në rrezik. Humbja e turpshme 2-7 përballë Bayern Munchen në shtëpi i ka tronditur të gjithë në kampin e “gjelave”. Një disfatë e tillë në Evropë është e papranueshme, por Tottenhami duhet të vazhdojë përpara.
Trajneri argjentinas bën ironi me gazetarët në konferencë për shtyp dhe beson te kthesa e ekipit. Pochettinon nuk e bind ideja e një “dorëzimi” të disa lojtarëve dhe tregon rrugën e duhur për t’u rikthyer te suksesi, madje që në transfertën e sotme përballë Brighton në kampionat.
“Ndodhem këtu prej 5.5 vitesh dhe gjithmonë më keni pyetur për të ardhmen time. Shpresoj që ta bëni përsëri, kështu që mund të qëndroj edhe 5 vite të tjera. Ndjej që kam besimin e plotë të skuadrës. Nuk kam dyshime që futbollistët japin gjithmonë maksimumin.
Ata luajnë për veten, për familjet e tyre, më pas për klubin dhe stafin teknik. 30 minutëshi i parë kundër Bayernit ishte më i miri i sezonit. Të mos e bëjmë dramë një humbje të tillë dhe të vazhdojmë punën e të gjejmë ndjesitë pozitive”, përfundon trajneri i Spurs. /abcnews.al