Për 57 vite, palestra është vendi i zakonshëm i qëndrimit të tij.
Rajmond Rasha, sot trajner i basketbollit, edhe pse nuk drejton një ekip aktualisht, vazhdon të punojë me fëmijët, madje ai është shumë modest, edhe pse puna që ai bënë është një mision.
“Për me mbërrit te fjala mision duhet një stash, sot mund ta them që e kam mision, për me e trashëgu tek brezat e ri. Në fillesa si trajner pa eksperiencë me kalimin e kohës me eksperiencë dhe sot meqë nuk jam i shkëputur mund ta quaj vetën me rezerva misionar” tha Rasha.
Edhe pse i ka kaluar të 70-tat topin e basketbollit nuk e ka ndarë asnjëherë nga vetja. Edhe sot e ka të lehtë ta demonstrojë talentin e tij.
Kujton punën që ka bërë dhe emocionet tek ekipi i parë i Vllaznisë në basketboll…
“58 vjet me basketbollin nuhatjen për koshin nuk e ke harru?
I kam mësu këto gjana, mi kanë mësu bile ma mirë. Egziston një shprehje që cka të mësohet nuk harrohet….. Për me mbërrit deri te ekipi i të rriturve, ndoshta jo në maksimum, me kenë pjestar i ekipit të qytetit të Shkodrës, asht një privilegj i madh, dhe kur topi asht në dorë të kujtohen sakrfiuciat që ke ba, fazat që ke kalu për me mbërri me kenë përfaqësues i ekipit të qytetit të Shkodrës, dmth sukseset lodhjes, përgjegjësisë para spektatorit. Topi dhe sportisti bëjnë një” u përgjigj ai.
Moment të rëndësishëm kujton ndeshjen kundër Partizanit ne vitit 1975 kur aso kohe Vllaznia do luante një pjesë të mirë të lojës me vetëm 3 lojtar dhe Partizani me 5 pjesë e kësaj tresheje të mbetur në parket ishte edhe Rajmond Rasha.
“ Nuk mund të ndërtosh një ekip pa kenë një shoqni e pastër, një shoqni e mirë, një shoqni e konsolidueme. Dhe kjo u vertetu në at ndeshje. Pra me 3 lojtar u përballu një ekip udhëheqës I atyne viteve, për rreth 5 minuta lojë, dhe 2 minuta ata mbeten katër dhe kyci ishte komunikimi me njëri tjetrin, komunikimi me sakrificen, me spektatorin që na ndihmoi shumë atë ditë, është një gjurmë që kujtohet ende edhe sot” shtoi trajnri.
Ishte viti 1976 kur Rajmondi filloi veprimtarinë e tij si trajner I ekipeve zinxhir të meshkujve, të klubit “Vllaznia”
Për shkak të situatës ekonomiko – politiko – sociale, vitet më të vështira në punën e tij si trajner ishin 1997 – 2000.
“ Duhet me theksu se unë e mora vazhdimsinë e trajneres së ekipit të rejave nga Irini Mitku, dhe vitet që ishin ishin vitet 2000, pra vajzat që vijshin me çanta me ardh në strëvitje, i vertetoshin qytetit dhe gjithë ambientit që në Shkodër në vitet 2000 ka qetësi dhe vajzat mund të merren me sport. 2000-shi ishte shumë afër 1997, ne thyem një concept në at kohë, dhe ishim I vetmi ekip vajzash në at koh “ Ka pas ndërprerje për shkak 1997, me emigracionin. Në kampionatit 1996-97 ne bëmë disa ndeshja dhe në nëntor unë mbeta me 3,4 vajza se emigrune, në amerikë, në itali nëpër evropë, dhe u morem vesh me federaten dhe i tgash se unë nuk mundem me marr pjesë. Pra mu mu thy shtamba në dorë. Pikërisht jam unë në bashkëpunim me mikseshen time Aferdita Rakaj- Laçaj që i ndejtme afër ekipit të rejave bëmë edhe ekipin e para të rejave dhe arritem të bënim edhe ekipin e të rrituarave. Unë isha ai që mu thye shtamba në dorë në 1996-ten dhe në 2010 moren pjesë me të rejat, i takon pas 14 vjetësh ” tregoi Rasha.
Por puna dhe përkushtimi i është shpërblyer me ekipet e vajzave të basketbollit të Vllaznisë, duke u shpallur edhe kampion.
” Me vajzat e kemi fituar kampionatin e të rejave pas 31 vitesh. Fituesi për herë të parë i kampionatit me të rejat është i ndjeri Viktor Kçira, mandej jam unë bashkë me Aferditen kuptohet, madej me të rejat është edhe Xhuli që ka dal kampion”, tha ai
Rajmond Rasha nuk përton aspak edhe të mësoi basketbollin edhe moshave të ndryshme…
“ Unë përveç se jam trajner kam kenë edhe sportiest, dhe duke u bërë trajner bëhesh edhe demonstrues. Unë mundohem që fëmijëve tu mësoi që të mos bëjnë veprime të gabuara. Sepse nuk do thotë që të bëshësh sportist vetëm se ke ardh në pallat të sportit….Topi duhet, të kapet me dy duar paralele, nëse topi bie dy duar bashkohen, duhet të jetë në lartësinë e belit dhe i përkulur, rëndësi kryesore ka që topi duhet të jetë në lartësinë e kokes, gjithmonë duke ju referu se bërryli duhet të jetë në lartësinë e supit, parakrahi duhet të jetë vertical me tokën, dhe këtu krijohet një mundësi për me i dhënë topit drejtimin drejt koshit….gishtar dhe dora duhet të mbes e shtrime deri sat ë kryhet veprimi…” përfundoi trajnari.
Rajmond Rasha, ka një karrierë të gjatë plotë 57 vite active në basketbollin e Shkodrës. Puna e tij edhe sot është e përqendruar tek fëmijët si një kontribut social në shoqërin tonë. merita më e madhe e tij është mbajtja në kushte shumë të vështira dhe ngritja e ekipit të basketbollit të vajzave në Shkodër./abcnews.al