Marcelo Gallardo po përflitet si një opsion për Barcelonën për të pasuar trajnerin aktual, Ernesto Valverdo. Tekniku i River Plate kërkohet edhe nga klube të tjera evropiane, ndërkohë që nga ana tjetër argjentinasit po e shtrëngojnë fort.
Kandidaturën e Gallardo për Barcelonën e ka komentuar edhe Xavi, i cili ka folur së fundmi për “Super Deportivo Radio”. Spanjolli mendon se tekniku argjentinas dëshiron të aplikojë futbollin katalanas, por nuk di të thotë nëse në klubin e La Liga po mendojnë për të.
“Më ka pëlqyer kur luante, ishte një lojtar plot talent. Sigurisht i duhej të mendonte, sepse fizikisht nuk ishte i fortë. Them se është një person i zgjuar, i cili mendon dhe do të luajë futbollin që ne na pëlqen në Barcelonë. Duket një njeri me personalitet dhe i destinuar për të qenë i suksesshëm”, thotë Xavi.
Më tej ai shton: “Kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Kemi pasur disa trajnerë argjentinas, i fundit ishte Tata Martino. Gjithashtu ka drejtuar ekipin edhe Cesar Luis Menotti. E thashë, kurrë nuk e dini të ardhmen. Lojtarët dhe trajnerët argjentinas nuk kanë pse kanë zili askënd, ata gjithmonë punojnë mirë, qofshin ata trajnerë apo lojtarë”. /abcnews.al