Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përshëndetur marrëveshjet e fundit të ashtuquajtura “normalizimi” midis Izraelit dhe shteteve arabe, duke theksuar se palestinezët nuk duhet të kenë “veto” mbi marrëveshje të tilla.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten në mëngjes, Netanyahu vlerësoi perspektivën e marrëdhënieve formale midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, shkruan Al Jazeera.
Ai nënvizoi rolin e Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të ndërmjetësuar një pakt midis dy vendeve.
Netanyahu dënoi gjithashtu qeverinë iraniane dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë një qëndrim më të ashpër kundër Teheranit./abcnews.al