Frakturë për yllin e Bayern, nuk dihet kur rikthehet

schedule08:33 - 5 Tetor, 2019

schedule 08:33 - 5 Tetor, 2019

Lajm jo i mirë për Bayern Munich. Mbrojtësi i majtë, David Alaba, pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League kundër Tottenham dhe do të duhet të mungojë për disa kohë. Klubi gjerman ka dalë me një komunikatë ku sqaron gjendjen e lojtarit të kombëtares austriake.

Thuhet se Alaba ka pësuar një frakturë në brinjë dhe gjithçka është zbuluar nga kontrollet mjekësore të detajuara që ka bërë mjeku i klubit, Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt. Nuk ka një periudhë rikuperimi.

Alaba do të ndjekë udhëzimet e stafit mjekësor dhe shpresohet që ta kalojë sa më shpejt këtë problem. Më vonë mund të mësohet më shumë në lidhje me kohën e rikthimit në fushë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!