VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Liverpool shënon 2 gola të shpejtë ndaj LASK Linz

schedule20:08 - 21 Shtator, 2023

schedule 20:08 - 21 Shtator, 2023

Pas pjesës së parë të përfunduar me rezultatin 1 me 0, “të kuqtë” e Liverpool kanë një mision në pjesën e dytë, përmbysjen e sfidës ndaj austriakëve të LASK Linz dhe duket se një gjë e tillë ka ndodhur.

Vetëm 11 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, “bomberi” uruguajan, Darwin Nunez gjen rrugën e rrjetës me anë të një 11-metërshi dhe vetëm 7 minuta më vonë, “fantazisti” kolumbian, Luis Diaz gjen rrugën e rrjetës, duke kompletuar përmbysjen ndaj austriakëve. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Darwin Nunez, 1-1:

Goli i Luis Diaz, 1-2: