Pas golave të parë të Europa League, skuadrat kanë ndezur atmosferën me performancat e tyre, ku në një sfidë shifrat janë dyfishuar ndërsa në dy sfida të tjera, skuadrat kanë gjetur golat e parë.
Kështu, në “Roazhon Park”, vendasit e Rennes kanë arritur të dyfishojnë shifrat falë mbrojtësit, Adrien Truffert, i cili çon bukur topin në rrjetë, pas një asistimi fantastik të anësorit, Warmed Omari, duke çuar rezultatin në 2 me 0. Në Athinë, Panathinaikos ka gjetur golin përballë “nëndetëseve të verdha” të Villarreal, me “bomberin”, Fotis Ioannidis, që ka gjetur rrugën e rrjetë, në minutën e 38′ të sfidës.
Ndërkaq, goli i parë i sfidës ka ardhur dhe në sfidën Servette-Slavia Prague, aty ku mesfushori, Lukas Masopust ka shtangur zviceranët me një super gol, duke i kaluar të tijët në avantazh. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Rennes 2-0 Maccabi Haifa
Servette 0-1 Slavia Prague
Panathinaikos 1-0 Villarreal