“Folën për biznesin, investimet dhe luftën kundër korrupsionit”, Balluku në ambasadën e SHBA

schedule13:02 - 21 Shtator, 2023

schedule 13:02 - 21 Shtator, 2023

Shefi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Uisner dhe këshilltarja politiko-ekonomike Allison Dyess janë takuar me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Në këtë takim është të diskutuar çështje si, biznesi dhe investimet, duke përfshirë edhe angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për reformën në sektorin e drejtësisë dhe kundër korrupsionit.

 

“Forcimi i lidhjeve të biznesit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe mbështetja e projekteve strategjike, duke përfshirë mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në mbrojtjen kibernetike, është thelbësore për të dy vendet tona. Ne mezi presim të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në postimin e ambasadës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!