Piro Misha zbulon librin më impresionues: Isha i ri, tani ndoshta mbetem i zhgënjyer po ta lexoj

schedule11:15 - 21 Shtator, 2023

schedule 11:15 - 21 Shtator, 2023

Gjatë rrëfimin në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, ka deklaruar se libri është pjesa më e rëndësishme e jetës së tij, pasi gjithë kohën është marrë vetëm me të.

“Për mua libri është pjesa më e rëndësishme e jetës sepse jam marrë gjithë jetën me librin. Që kur kam mbyllur universitetin, pata fatin të punoja fillimisht përkthyes në shtëpinë botuese, pastaj redaktor, pastaj ka një pauzë vërtetë të vogël. Prandaj, fillova prap si botues duke shkruar libra. Sigurisht që libri është i rëndësishëm, ka qene shumë i rëndësishëm për një brez”.

Më tej, ai zbuloi se libri më impresionues, të cilin e ka lexuar në rini është “E kuqja dhe e zeza” e Stendalit. Sakaq, Visha zbuloi se miku i tij, Bashkim Shehu ia blinte botimet edhe në periudhën kur ishin të ndaluar.

“Në një pjesë të madhe të rinisë, për mua libri më impresionues ishte “E kuqja dhe e zeza” e Stendalit, po ta lexoj tani ndoshta mbetem i zhgënjyer. ‘Kështjellën’ e Kafkës, pastaj ‘Proçesin’. Ne ishim miq me Bashkim Shehun i cili na i blinte këto librat, përpara se të kishte problemet. Kështu kanë qene disa libra, pastaj thash që në shtëpinë botuese ne kishim një avantazh nga Lidhja e Shkrimtarëvë që kishe mundësi me vështirësi të siguroje disa libra që të lexoje”./abcnews.al