Këta djem të rinj nga Shkodra janë duke zhvilluar orët e para mësimore në degën e shërbimeve të mjeteve të trasnportit.
Janë nxënës që kanë zgjedhur kualifikimin professional në shkollën e mesme teknike “Arben Borici”.
Në këtë shkollë këtë vit ka më tepër nxënës. Janë 130 në total.
Drejtori, Zamir Laçej tregon se nga 5 drejtimet që ka ky institucion kërkesat më të larta kanë qënë për degën shërbimeve të mjeteve të transporteve dhe mekanikës.
Avantazh këta nxënës kanë integrimin e kollajtë në tregun e punës. Shkolla ka bashkëpunime të mira me bizneset në të cilat nxënësit bëjnë praktikë por edhe punësohen në përfundim të shkollës.
Shkolla Teknike Industriale u hap më 23 nëntor 1929, nga qeveria italiane por për arsye të luftës u mbyll më 1943 për t`u rihapur më pas në 1 shtator të vitit 1968./abcnews.al