Anija rumune godet një minë në Detin e Zi, shpëtohet ekuipazhi

schedule14:57 - 20 Shtator, 2023

schedule 14:57 - 20 Shtator, 2023

Agjencia rumune e Shpëtimit Detar (MRCC) ka njoftuar se ka shpëtuar të gjithë anëtarët e ekuipazhit pas shpwrthimit tw njw anije pasi goditi një minë detare në Detin e Zi.

MRCC tha se shpëtoi të 12 anëtarët e ekuipazhit të Seama.  Shpërthimi ndodhi rreth 40 kilometra nga bregu. Fleetmon, një shërbim për gjurmimin e anijeve, tha se ekuipazhi i anijes dërgoi një sinjal rreth orës 06:50 të mërkurën në mëngjes.

Sipas fotove që disponon Fleetmon, anija nuk është fundosur ende. Megjithatë, uji wshtw future gjë që ndoshta do të çojë në fundosjen e saj.

Anija Seama duhej të nisej më 12 shtator nga një prej porteve turke. Stacioni i destinacionit supozohej të ishte porti ukrainas i Izmailit, nga i cili eksportohet drithëra dhe produkte të tjera ukrainase.

Në javët e kaluara, rrënojat e tre dronëve rusë u ranë në territorin rumun, me shumë gjasa drejt portit ukrainas të Izmail.

/abcnews.al