Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, këtë të mërkurë është shprehur se janë duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit.
Ndër të tjera Borrell dhënë detaje edhe për takimin në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, me rastin e sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Traditional meeting with our six Western Balkan partners, the future members of the EU
We discussed current global challenges, alignment, working jointly in multilateral fora, and reforms
Preparing for the next enlargement wave, we want to make progressive integration a reality pic.twitter.com/01OP5BDfpX
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 20, 2023
Borrell i quajti ata anëtarë të ardhshëm të BE-së, teksa tha se janë duke u përgatitur për valën e re të zgjerimit.
“Takim tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell./abcnews,al