Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një foto në rrjetet sociale, ku shihet në oborrin e OKB-së.
Rama shkruan se sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.
Siç u njoftua edhe ditën e djeshme, në seancën e sotme krerët e shteteve do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre rreth luftës në Ukrainë si dhe të analizojnë pasojat jo vetëm për popullin ukrainas, por edhe ndikimin mbi paqen, sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë? r.t/abcnews.al