Armando Broja është edhe për këtë sezon pjesë e Chelsea, të paktën deri në merkaton e janarit, pasi klubi anglez refuzoi çdo ofertë të mundshme në drejtim të sulmuesit të kombëtares shqiptare, edhe pse ishte i dëmtuar.
Ofertat në drejtim të Brojës kanë qenë të rëndësishme dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë eksperti i merkatos, gazetari italian Fabrizio Romano.
Në një video të postuar, ai ka shpjeguar lëvizjet e merkatos së Chelsea, duke u ndalur edhe te oferta që Milani bëri në drejtim të Armando Brojës.
“Sa i përket Armando Brojës, në dy javët e fundit të merkatos, Milani kontaktoi Chelsea për një marrëveshje huazimi, me të drejtën apo detyrimin e blerjes. Ata dëshironin që të diskutonin një marrëveshje, por vendimi nga londinezët ishte të mbanin Armando Brojën në klub, të pritnin për të dhe të kishin kështu Jackson dhe Brojën në ekip për të njëjtin pozicion”, shpjegoi Fabrizio Romano./h.ll/abcnews.al