Përveç “dardanëve” të Ballkanit, të cilët marrin pjesë në Conference League për të 2-tin vit radhazi, tashmë në kompeticionin më të ri evropian për klubet, UEFA ka vendosur të “promovojë” më shumë Kosovën dhe nivelin e futbollit të saj.
Kështu, organi më i lartë i futbollit në Evropë vendosi që përballjen e së enjtes mbrëma mes bullgarëve të Ludogorets dhe sllovakëve të Spartak Trnava ta drejtojë “dardani”, Genc Nuza, i cili do të ketë si ndihmësa 2 bashkëkombasit tij, Bujar Selimajn e Fatlum Berishën.
Ndërkaq, në dhomën VAR do të jenë të pozicionuar një dyshe zviceranësh, që do të ndihmojnë arbitrin nga Kosova në rast problematikash apo dyshime për penallti apo pozicione jashtë loje, të cilat mund të kenë nevojë për rishikime. /i.m /abcnews.al