Nis sot Censi/ Numërimi i popullsisë dhe banesave vijon për gjashtë javë

schedule10:45 - 18 Shtator, 2023

schedule 10:45 - 18 Shtator, 2023

TIRANË- Këtë të hënë ka nisur puna e anketuesve të Censit, të cilët do të numërojë popullsinë dhe banesat në gjithë Shqipërinë.

“Mbledhja e të dhënave do të mblidhen përmes teknologjisë. Anketuesit do jenë me Ipad dhe do të trokasin dermë më derë dhe do të mbledhin informacion. Të dhënat do të kalojnë në sistemin qendror të Instat, të cilat do të përpunohen  d për të nxjerrë një rezultat  përfundimtar”, tha gazetarja Erblina Mile.

Nga veri në jug janë gjithsej 7500 anketues. Ata do të trokasin në çdo shtëpi për të marrë informacionin e nevojshëm. Bazuar në ligjin për Censin, qytetarët e kanë detyrim  t’u përgjigjen pyetjeve dhe të ndajnë informacion të saktë për anketuesit.

“Janë 7500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë, të cilët do të trokasin derë me derë për të mbledhur informacion. Është detyrim ligjor, që qytetarët të përgjigjen për pyetësorin”, shtoi gazetarja.

Në pyetësor janë tri pyetje, të cilat janë në dëshirën e qytetarëve nëse duan të përgjigjen ose jo.

“Do jetë tre pyetje, të cilat do kenë mundësi që mos të përgjigjen dhe këto pyetje lidhen me fenë, etninë, dhe gjuhën. Në rast se nuk do të përgjigjen, në bazë të ligjit për gjobat, rrezikojnë gjoba nga 50-100 mijë lekë”, shtoi gazetarja.

Ky është Censusi i 12-të që realizohet në Republikën e Shqipërisë, që nga viti 1923. Sipas autoriteteve, ky proces është shumë i rëndësishëm sa i përket të dhënave që ai do të mbledhë në aspektin ekonomik dhe social.

Procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave do të zgjasë 6 javë,  ndërsa publikimi i të dhënave pritet të bëhet më 30 qershor të 2024./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!