Partia Demokratike ka paditur penalisht arkitektin danez të projektit të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka depozituar zyrtarisht padinë në Prokurorinë e Përgjithshme duke e akuzuar arkitektin danez për 3 vepra penale : “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Padinë ndaj arkitejktit danez e kishte paralajmëruar edhe kryetari i opozitës, Basha në një dalje për mediat pak ditë më parë. Mes të tjerave, në padi, theksohet fakti se për t’i hapur rrugë projektit të Bjarke Ingels, të porositur nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë që në 2016-ën, pa u bazuar në asnjë procedurë ligjore. Për këtë padi, Partia Demokratike ka njoftuar edhe Ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, duke qenë se studio arikitekturore e Bjarke Ingels, “BIG-BJARKE INGELS GROUP”, ka qendrën ne Kopenhagen të Danimarkës. /ABC news Albania 24/7
PD padit arkitektin e Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels për korrupsion
schedule10:04 - 4 Tetor, 2019
schedule 10:04 - 4 Tetor, 2019