Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin e saj në lidhje me 61 të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tempulli”, ku sipas informacioneve mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për tre vajza që janë arrestuar duke kaluar nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 56 persona, 4 vajza janë detyrim paraqitje dhe i moshuari 71 vjeçar arrest në shtëpi.
Ndërkohë kujtojmë se në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët në kërkim.
Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’./abcnews.al