Ka disa ditë që kur Granit Xhaka u zgjodh kapiteni i Arsenalit, por mesfushori me origjinë shqiptare ka ngurruar të flasë për mediat. Sot, para ndeshjes kundër Standart Liege në Europa League, Xhaka tha fjalët e para si kapiten i Arsenalit, duke thënë:
“Jam shumë krenar që jam kapiten i një klubi të madh si Arsenali. Si kapiten, do t’iu flas të gjithë lojtarëve nëse ka ndonjë problem. Mendoj se kjo do të jetë detyra ime: Të jap këshilla, të kritikoj dhe të ndihmoj shokët e skuadrës.
“Gjatë karrierës time, kam luajtur me shumë kapitenë të mëdhenj dhe kam mësuar shumë. Këtu tek Arsenali, dua që të jenë të gjithë të lumtur dhe të japin maksimumin për këtë fanellë”./abcnews.al