Basha fiton…edhe lekët, Kaziaj: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, politik dhe jo ligjor

schedule17:27 - 15 Shtator, 2023

schedule 17:27 - 15 Shtator, 2023

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor vendosi që Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha të jetë partia kryesore opozitare, duke përfituar kështu më shumë komisionerë dhe më shumë para në zgjedhjet e ardhshme, duke zbritur poshtë Partinë e Lirisë.

I ftuar në një lidhje live me edicionin “Newsline”, përfaqësuesi ligjor i PL, Altin Kaziaj, u shpreh se ky vendim i marrë nga ata 5 gjyqtarë është kryekëput në kapërcim të parashikimeve ligjore.

Ai shtoi se kjo është pikërisht ajo çfarë ka dashur Basha, duke e cilësuar atë si një “shërbyes” në Partisë Socialiste.

Një grup gjyqtarësh, ka marrë një vendimmarrje kryekëput në kapërcim të parashikimeve ligjore shqiptare.

Është e qartë se në një koalicion zgjedhore, të drejtat dhe detyrimet e saj i merr partia udhëheqëse. Dhe parti udhëheqëse në zgjedhjet e 14 maj, ka qenë Partia Lirisë.

Interpretimi që ka dhënë sot kolegji zgjedhor është një interpretim politik.

Gjyqtarët kanë lënë zhveshur opozitën e bashkuar dhe partitë kryesore të sa, pavarësisht se vulën e kanë 7 deputetë.

Nuk mundet që 5 gjyqtarë t’i japin të drejtë një force që nuk merr pjesë në zgjedhje.

Kjo është ajo që ka dashur Basha. Me urdhër nga Surreli, Basha ka qenë në dispozicion të PS, siç po e bën akoma, duke dërguar atë  që ka mbetur nga parti, për të përfituar ekonomikisht nga ajo që do të jetë ndarja e fondeve nga KQZ.

Duke marr privilegj nga partia në pushtet dhe duke futur në një vorbull votuesit shqiptar ”tha ai.

Sa i përket mundësisë së një plani B, nga ana e PL, Kaziaj tha se planet tona janë paktet me votuesit dhe mos tradhtia ndaj tyre, duke shtuar se këto do të bëhen në rrugë ligjore.

Planet tona janë paktet me votuesit shqiptar, mos tradhti ndaj tyre. Jo siç ka bërë ky zotëria, që nuk ka dalë asnjëherë fitues në të gjitha garat ku ka marrë pjesë.

Fakti është që ne çdo plan dhe çdo përpjekje  e bëjmë në rrugë ligjore.

Është e vështirë  të luftosh ndaj një qeverie që ka të gjitha pushtetet, që ndikon edhe të gjyqtarët, për vendimmarrjet në  minutë të fundit.

Ju e dini që Kolegji ka dhënë vendimin 4 me 1, duke u mbështetur në ligje dhe prova. Vendimi është marrë me nxitim të madh. Edhe ne na ka ardhur ftesa rrufe” tha ndër të tjera Kaziaj.r.t/abcnews.al