Mbrojtësi anglez i Leicester City, Ben Chilwell, ishte një nga lojtarët më të kërkuar këtë verë. Manchester City dhe Liverpool ishin vënë në ndjekje të tij, por Leicester kërkonte mbi 50 milionë euro, shifër që asnjëra nga skuadrat nuk e pa të arsyeshme ta paguajë.
Vetë Chilwell pranoi se ka pasur kontakte me klubin e Liverpoolit gjatë verës, si dhe tregoi arsyen pse i refuzoi: “Liverpool është një skuadër e madhe, me lojtar të mëdhenj, por unë nuk pendohem që qëndrova te Leicester.
Këtu ndihem lojtar i rëndësishëm dhe më janë premtuar minuta, gjë që është kryesore për mua. Këtë sezon, po bëjmë shumë mirë, kemi lojtarë me të ardhme dhe me talent të madh. Gjithashtu, kemi një trajner shumë cilësor, i cili po ndihmon gjithsecilin prej nesh”, përfundoi anglezi./abcnews.al