Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me dy plumba në kokë.
Vrasja ndodhi në qytetin e Pireut, në një parking ku punonte shqiptari në rrugën “Praxitelous”, shkruan Protothema.
Sipas informacioneve të para, shqiptari pati një konflikt me një 68-vjeçar grek. Ky i fundit, pasi shkoi në shtëpi dhe mori armën, u kthye përsëri në parking dhe e ekzekutoi shqiptarin me dy plumba në kokë.
Fillimisht, 68-vjeçari grek qëlloi me një plumb dhe u largua, e më pas u kthye dhe qëlloi përsëri në drejtim të shqiptarit.
Nga dëshmitë e para, thuhet se ata ishin debate të shpeshta me njëri-tjetrin.
Shqiptari u dërgua fillimisht në spitalin e Zaneio-s, kpor nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa autori grek është arrestuar nga policia./abcnews.al