Dhunoi bashkëshorten e pajisur me urdhër mbrojtje, pranga 42 vjeçarit

schedule12:34 - 15 Shtator, 2023

schedule 12:34 - 15 Shtator, 2023

Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas policisë mësohet se 42 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë 42 vjeçarin, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!