Vazhdon kaosi te Milani, Raiola-Donnarumma refuzojnë rinovimin

schedule17:17 - 3 Tetor, 2019

schedule 17:17 - 3 Tetor, 2019

Gianluigi Donnarumma dhe Mino Raiola kanë refuzuar kontratën e re që Milani i ka vendosur portierit. Italiani ka kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2021, por drejtuesit e “Djallit” synonin t’i rinovonin kontratën dhe ta mbanin në Milano për shumë vite.

Rinovimi i Milanit ishte edhe për dy vite, si dhe me përmirësim page deri në 6 milionë euro në sezon. Megjithatë, këto kushte nuk e kanë bindur agjentin Raiola. Tashmë 20-vjeç, Donnarrumma synon të transferohet te një ekip i madh në Europë.

Manchester United, Arsenali dhe PSG kanë qenë skuadra e interesuara për shërbimet e Donnarumës, por nuk arritën të bindin drejtuesit e Milanit. Të tre këta skuadra, kanë siguruar portierët e tyre dhe shihet shumë e vështirë që Donnarumma të kalojë në një nga këto skuadra./abcnews.al