Begaj pret zv.presidenten e Bullgarisë, vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve

schedule10:52 - 15 Shtator, 2023

schedule 10:52 - 15 Shtator, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur këtë premte në ambientet e Presidencës, zv.presidenten bullgare, Iliana Iotova.

Gjatë takimit, Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Kreu i shtetit theksoi se vizitat e nivelit të lartë që dy vendet kanë shkëmbyer vitet e fundit duhet të vijojnë edhe më tej në funksion të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat  me interes të ndërsjellë.

Begaj vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe e konsideroi Bullgarinë një partnere ekonomike të rëndësishme. Sipas Kreut të Shtetit duhet të shfrytëzohen mundësitë e shumta që kanë dy vendet për të forcuar më tej këtë partneritet.

Gjithashtu, Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në drejtim të Republikës së Kosovës si një garanci më shumë për stabilitetin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!