Fillimi i Tetorit përkon edhe me nisjen e aplikimeve për lotarinë amerikane. Një pjesë e qytetarëve në kryeqytet shprehen për mikrofonin e ABC News se nuk aplikojnë për lotarinë pasi e shohin të ardhmen në Evropë, por nuk mungojnë edhe fanatikët që aplikojnë vit për vit.
“Ëndrra amerikane” nuk është më e tillë për shumicën e shqiptarëve. Sytë tashmë i kanë drejtuar tjetërkund, drejt Evropës. E zgjedhin kontinentin e vjetër jo vetëm për distancën e afërt, por edhe për kushtet e jetës e të punës. Për ABC News njerëz të grupmoshave të ndryshme shprehen se:
“Nuk dua të shkoj në Amerikë, më pëlqen Evropa”.
“Nuk e shikoj të ardhmen time në Amerikë.”
Kjo nuk do të thotë se është shuar dëshira e një pjese tjetër të shqiptarëve që i qëndrojnë besnikë aplikimit në lotarinë amerikane edhe nëse ajo i refuzon.
“Kam aplikuar gjithmonë”.
Këmbëngulja nuk i ka lënë në baltë disa të tjerë.
“Proces bashkimi për të shkuar në Amerikë”.
Ka një emërues të përbashkët kjo kategori e shoqërisë: dëshira për të lënë pas krahëve Shqipërinë./ABC News Albania 24/7