Tunizia u ndalon hyrjen një delegacioni të PE

schedule12:29 - 14 Shtator, 2023

schedule 12:29 - 14 Shtator, 2023

Autoritetet tuniziane kanë ndaluar hyrjen e një delegacioni të Parlamentit Europian në vend, pasi eurodeputetët kritikuan marrëveshjen e migracionit të nënshkruar nga BE-ja me Tunizinë, sipas një burimi europian.

Delegacioni përfshinte pesë eurodeputetë dhe pritej në Tunizi sot “për t’u informuar më mirë për situatën aktuale politike” dhe për të rishikuar situatën pas nënshkrimit në mes të korrikut të një marrëveshjeje midis BE-së dhe Tunizisë për menaxhimin e flukseve të migracionit.

Delegacioni, i kryesuar nga deputeti gjerman Michael Galler i Partisë Popullore Evropiane (EPP), do të takohet me anëtarë të shoqërisë civile, sindikalistë dhe përfaqësues të opozitës tuniziane.

Në një letër drejtuar delegacionit, autoritetet tuniziane informuan eurodeputetët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian se “ata nuk do të marrin leje për të hyrë” në territorin tunizian.

“Është befasuese dhe e pazakontë”, ka reaguar eurodeputeti francez i gjelbër, Munir Satouri.

/abcnews.al